Broja: Jam shumë i lumtur për rikthimin në Kombëtare, tifozët janë lojtari i 12-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:23

Broja: Jam shumë i lumtur për rikthimin në Kombëtare, tifozët janë lojtari i 12-të

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka folur për rikthimin e tij në Kombëtare ku është shprehur tepër i lumtur. 

broja

“Isha shumë i kënaqur normal, tifozët kanë një copë të madhe në shpirtin tim, janë lojtari i 12-të. Isha i lumtur që po thërrisnin emrin tim, jam i lumtur që u riktheva tani, isha një fije më serioz në fushë dhe i falenderoj shumë shqiptarët. Kur më ka ardhur topi me gjoks isha me shpinë nga porta dhe u desh ta bëja gol, por kur luaj më shumë minuta dhe jam në formë mund të dal më mirë, por jam ende duke rikuperuar se vij nga një dëmtim i rëndë dhe duhet të shkoj më përpara. Për mua një gjë është e madhe, që u ktheva e po luaj. Ai ishte një rat i mirë dhe rastet i shohin e gjithë bota dhe ndryshon loja kur je 0-1 dhe mund të barazoja, por më duhet të marr formën. Këto gjëra nuk janë shumë lehtë jo thjesht tek trupi fizikisht por edhe në kokë pasi kam qenë gati 10 muaj e gjysmë jashtë dhe për një lojtar të ri si unë është vështirë të rikuperohem mirë, por është gjë e madhe që po stërvitem dhe po njihem me ekipin”, tha ai për mikrofonin e TV Klan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"