“Broja e di çfarë është më e mira për të”, trajneri i Sauthempton: Po bëhet gjithnjë e më i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2022 | 23:35

“Broja e di çfarë është më e mira për të”, trajneri i Sauthempton: Po bëhet gjithnjë e më i mirë

Ralf Hasenhutl është i lumtur që Armando Broja është aktualisht pjesë e skuadrës së Sauthempton dhe nuk po mendon aspak për fundin e sezonit kur do të merret vendimi nëse do të vazhdojë të qëndrojë në këtë klub apo nëse do të kthehet te Çelsi. Tekniku i Sauthempton e bëri të qartë këtë në fjalët e tij pas fitores 3-2 ndaj Totenhem, ku Broja shënoi një nga golat e sfidës.

broja hasenhutl

“Kam mësuar në futboll që të mos shoh shumë para. Jam i lumtur që tani është këtu. Jam i lumtur që ai mëson dhe bëhet më i mirë. Ai e di se çfarë është më e mira për të. Puna jonë është ta bëjmë atë më të mirë dhe çdo tjetër po del në pah”, tha  Hasenhutl për BT Sports pas sfidës.

“A po bëhet gjithnjë më i mirë? Po, absolutisht. Ne kemi më shumë zgjidhje ndeshje pas ndeshje, ne gjejmë zgjidhje brenda zonës, kemi më shumë lojtarë në zonë dhe është e vështirë të mbrosh ndaj nesh dhe sot ishte padyshim paraqitja ofensive më e mirë e sezonit. Të krijosh kaq shumë shanse ndaj një skuadre kaq të organizuar është fantastike.

Faulli ndaj Brojës te goli i Totenhemit? E dini çfarë?! Nuk ishte vendimtare për fatin e ndeshjes ndaj po e pranoj”, tha duke qeshur trajneri i Sauthempton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"