“Broja do t’i shokojë të gjithë”, legjenda e Çelsit beson te sulmuesi shqiptar: Është ende i ri, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 13:52

“Broja do t’i shokojë të gjithë”, legjenda e Çelsit beson te sulmuesi shqiptar: Është ende i ri, por…

Armando Broja po rigjen formën e tij te Çelsi, me sulmuesin kuqezi që është gati për sfidën e radhës ndaj Fulhamit, që pritet ta nisë sërish nga stoli.

nevin broja

Për të ka folur dhe legjenda e Çelsit, Pat Nevin, i cili duket se ka besim të plotë te sulmuesi shqiptar.

Sipas tij Broja do të jetë një element kyç për “Blutë” në të ardhmen dhe se gjithashtu do t’i shokojë të gjithë, por duhet t’i jepet kohë.

“Çelsi do të ketë shumë opsione, por deri tani kanë transferuar shumë lojtarë. Ata kanë Nkunkunë që pritet të rikthehet dhe mendoj se Armando Broja do t’i shokojë të gjithë.

Përpara dëmtimit të tij, shumë njerëz mendonin se ai ishte zgjidhja. Ai është akoma i ri, ka një ndërtim të mirë dhe gjithashtu shumë potencial”, u shpreh Nevin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"