Broja befason trajnerin e ri, së shpejti titullar te blutë e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 20:44

Broja befason trajnerin e ri, së shpejti titullar te blutë e Çelsit

Armando Broja ka lënë shumë përshtypje të mira nën urdhrat e trajnerit të ri të Çelsit, Graham Poter. Deri tani sulmuesi i Kombëtares ka luajtur gjithsej shtatë ndeshje me blutë, të gjitha si zëvendësues, qoftë në kampionat apo edhe në Champions.

broja

Por me largimin e Tomas Tuhelit nga drejtimi i londinezëve dhe me ardhjen e trajnerit të ri, Broja ka shumë shanse që ta nisë si titullar ndeshjen e ardhshme.

broja celsi

Sipas “The Sun”, trajneri Poter është shumë i entuziazmuar nga ajo që po tregon Broja në stërvitje dhe i ka thënë stafit se lojtari shqiptar është shumë i përshtatshëm për sistemin e lojës që ka në mendje. Gjithashtu edhe paraqitja e fundit e 21-vjeçarit ndaj Salcburgut ishte tepër pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"