Braktisi Shqipërinë për Italinë, talenti shkodran gradohet titullar në finalen e Europianit U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 17:23

Braktisi Shqipërinë për Italinë, talenti shkodran gradohet titullar në finalen e Europianit U-17

Portieri shkodran, i cili aktivizohet tek të rinjtë e Bolonjës, Marko Molla, braktisi vitin e shkuar Kombëtaren U-17 të Shqipërisë për të luajtur tek moshatarët e Italisë.

Marko Molla2

Gardiani 16-vjeçar është graduar titullar në finalen e Europianit të 17-vjeçare, ku Italia do të ndeshet me Holandën U-17.

Marko Molla

Ndeshja do të zhvillohet në Tallaght Stadium të Dublinit, teksa shkodrani është shumë pranë fitimit të një trofeu historik.

Molla

Kujtojmë që Molla ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-17, madje edhe është aktivizuar me fanellën kuqezi, por pas interesimit të Italisë, talenti shkodran zgjidhi të përfaqësojë vendin fqinjë.

marko-molla-470x538

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"