Botërori, Haxhihyseni dhe Sula jashtë 20-shes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2014 | 13:24

Botërori, Haxhihyseni dhe Sula jashtë 20-shes

HaxhihyseniKa përfunduar pa shumë histori përfaqësimi i dy peshëngritësve të fundit shqiptarë në peshën 94 kg në kampionatin botëror për të rritur, në Almati të Kazakistanit. Në stilin e shkëputjes Endri Haxhihyseni u rendit i 17-ti, ndërsa Sopot Sula e mbylli i 26-ti mes 38 konkurrentëve nga mbarë bota. Ndërkohë në stilin e shtytjes Sula fitoi “derbin” kuqezi, duke zënë vendin e 21-të në botë ndaj pozicionit të 24-t të Haxhihysenit. Në dygarësh Haxhihyseni nuk shkon më tepër nga vendi i 21-të me 348 kg të ngritur, kurse Sula u klasifikua i 25-ti me 339 kg të realizuara në total. Kampion i botës në këtë peshë u kurorëzua peshëngritësi vendës, Zhasulan Kydrbayev, me 408 kg në dygarësh. Podiumi u plotësua me bashkëkombësin e tij, Vladimir Sedov, me 407 kg të ngritur dhe lituanin Aurimas Didzbalis, i cili e mbylli konkurrimin me 399 kg. 3 medalje ari dhe 1 argjendi të fituara në Botërorin në Kazakistan ishte bilanci i kuqezinjve. Suksesin e 22-vjeçarit nga Peqini, Daniel Godelli në peshën 77 kg me ar në shkëputje, argjendi në shtytje dhe ari në dygarësh, e pasoi peshëngritësja Romela Begaj, e cila u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes, në peshën 63 kg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"