“BOMBA” E MERKATOS/ Nga Murinjo te një tjetër portugez, Kumbulla pëlqehet nga ish-kampionët e Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 14:43

“BOMBA” E MERKATOS/ Nga Murinjo te një tjetër portugez, Kumbulla pëlqehet nga ish-kampionët e Francës

Lila ka në shënjestër Marash Kumbullën për të zëvendësuar Zhoze Fonten.

KUMBULLA

Ky është lajmi më i fundit nga Franca, ku ekipi që drejtohet nga Paulo Fonseka, kërkon shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Qendërmbrojtësi është duke qëndruar më së shumti në stol, teksa ka luajtur vetëm në katër ndeshje këtë sezon, duke grumbulluar gjithsej 49 minuta në fushë.

Ndërkohë, ai mbetet një pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare, me të cilin ka bërë edhe ndeshjen e parë si titullar këtë sezon, atë me Italinë në “Air Albania”.

INTERESIMI – Sipas asaj që raporton Injacio Genuardi, Lila është interesuar për 22-vjeçarin e Romës, si një zëvendësues për mbrojtësin Fontes, për të cilin mbetet një problem mosha (38 vjeç).

Kapitenit të Lilës po i vjen fundi i karrierës dhe kontrata e tij aktuale me ekipin francez i skadon këtë verë.

PËLQEHET NGA FONSEKA – Ashtu siç raportohet nga Franca, Kumbulla pëlqehet nga trajneri i Lilës, Paulo Fonseka, i cili ka punuar edhe më përpara me shqiptarin.

Në sezonin 2020-2021 kur Fonseka drejtonte verdhekuqtë, Marashi sapo u transferua nga Verona dhe nën urdhrat e tij ka luajtur 28 ndeshje me Romën mes kampionatit dhe Europës, duke shënuar edhe dy gola.

Gjithsesi, nëse francezët do të vendosin të bëjnë një lëvizje për Kumbullën, është e sigurt që do të kenë konkurrencë, pasi disa klube italiane, janë gjithashtu të interesuara për mbrojtësin e Romës.

Situata e shqiptarit në kryeqytet nuk është ajo e duhura, pasi nën urdhrat e Murinjos ka mbetur pothuajse mbi 90% të ndeshjeve në stol.

Vetë mbrojtësi po bën rezistencë duke u treguar i duruar, por nëse klubi vendos që ta shesë për shkak se kërkon të rregullojë bilancin, atëherë një alternativë për të do të jetë edhe Franca.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"