Bogdani rrëfen sfidat në Francë, elozhe Kontes para Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2016 | 21:39

Bogdani rrëfen sfidat në Francë, elozhe Kontes para Gjermanisë

Humbja që kuqezinjtë pësuan në dy ndeshjet e para në “Euro 2016” ndaj Zvicrës dhe Francës, janë dy sfidat që ende nuk janë harruar nga kuqezinjtë.

basha bogdani Ish-sulmuesi i shquar i kuqezinjve, i cili prej afro dy vitesh është emëruar si ndihmëstrajner në Kombëtare, Erjon Bogdani, shprehet në një intervistë për “tuttomercatoweb” se rezultati mund të kishte shkuar ndryshe, nëse do të kishte pasur më shumë përqëndrim.

“Me Zvicrën patëm dy raste të mira për gol, pa arritur të barazonim. Kundër Francës luajnë një ndeshje të mirë, por goli i tyre në minutën e 90′ na preu këmbët. Megjithatë, përfunduam Europianin me kokën lart”,-ka thënë ai.

Bogdani tha se eksperienca në Europian ishte e mrekullueshme dhe futbollistët e Kombëtares zhvilluan një paraqitje dinjitoze.

“Sa keq që nuk mundëm të kalonim fazën për në 1/8-at, por cikli do të vazhdojë përpara dhe shpresojmë të kualifikohemi për Botërorin”,-shprehet ai.

I pyetur për qëndrimin apo jo të De Bizit dhe të Tramexanit, Bogdani citon fjalët e trajnerit të kuqezinjve në pritjen që i bëri kreu i qeverisë pak ditë më parë: “I tha Kryeministrit se dëshiron ta vazhdojë këtë eksperiencë. Shpresojnë që mund të qëndrojë. Duam të ecim përpara për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Ai ka komentuar edhe fitoren e fundit të Italisë ndaj Spanjës, duke vlerësuar trajnerin Antonio Konte: “Shihet dora e tij, punon shumë taktikisht”.

Për sa i përket finales së parakohshme mes Gjermanisë dhe Italisë, Bogdani shprehet se kjo është një sfidë nuk ka favoritë.

“Është një ndeshje e vështirë për Italinë dhe për Gjermaninë. Nuk ka favoritë”,-ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"