Boban shkon në Kroaci për Modriçin, ja cila është arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 19:19

Boban shkon në Kroaci për Modriçin, ja cila është arsyeja

Luka Modriç është një nga ëndrrat e mëdha të tifozëve të Milanit, të cilët dëshirojnë ta shikojnë kroatin me fanellën e ekipit të tyre.luka modric

Ditën e sotme Zvonimit Boban ka udhëtuar drejt Kroacisë, pikërisht për mesfushorin e Real Madridit. Modriç prezantoi sot biografinë e tij, “My Game”, dhe i pranishëm në prezantimin e tij ishte edhe një nga drejtuesit e Milanit si Boban.

Madje qarkullojnë lajme se Boban do të flasë me mesfushorin, edhe për një kalim të mundshëm te kuqezinjtë në merkaton e janarit ose atë të verës.

Në verën që lamë pas, 51-vjeçari i mohoi zërat që e lidhnin të ardhmen e Modriçit me Milanin, por tashmë kanë filluar të qarkullojnë përsëri lajme për këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"