Blofi i Totenhemit, si klubi anglez e përdori Barçën për Eriksenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:15

Blofi i Totenhemit, si klubi anglez e përdori Barçën për Eriksenin

Në kohën kur tifozët e Interit po prisnin lajmin e madh për ardhjen e Kristian Eriksenit në Milano, media të ndryshme shkruanin se lojtari mund të përfundonte te Barcelona. Spanjollët kishin kërkuar informacione të detajuara për mesfushorin danez.

kristian eriksen

Por, vetëm një ditë më pas, ishin vetë katalanasit të cilët mësohen të jenë distancuar nga ky lajm. “As” shkruan se Barcelona nuk kishte asnjë interes për lojtarin, i cili më parë kishte rënë dakord me klubin zikaltër për t’u transferuar në Milano.

eriksen

“As” gjithashtu shtoi se kjo skemë ka qenë sajesë e klubit anglez për të rritur presionin ndaj Interit për të pranuar kushtet e tyre. Në fund tratativë, edhe pse nuk është zyrtarizuar, duket se ka përfunduar në favor të zikaltërve, të cilët kanë arritur të mbyllin marrëveshjen, duke paguar 18+2 milionë euro anglezëve.

Këta të fundit nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër, përveçse të pranonin ofertën e italianëve, pasi në fund të sezonit rrezikonin ta humbisnin lojtarin me parametra 0.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"