Blerja e re shtyn debutimin, Apolonia “kursen” Gjatën. Ja situata në kampin fierak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 16:40

Blerja e re shtyn debutimin, Apolonia “kursen” Gjatën. Ja situata në kampin fierak

Blerja e vetme e Apolonisë gjatë kësaj vere ende nuk ka debutuar me fierakët. Mbrojtësi Emiljano Hidri ka 9 ditë që i është bashkuar ekipit, por ende nuk është në formën optimale dhe nuk ka luajtur as në miqësoren kundër Burrelit.

Apolonia 2

Pritet që pogradecari të debutojë këtë të shtunë, në miqësoren e radhës kundër Bylisit. Nga ana tjetër, po kursehet edhe Mario Gjata.

Sulmuesi vërtet gëzon formë të mirë, por nuk ka luajtur në asnjë prej ndeshjeve të kësaj vere. Duke qenë në pritje të transferimit në një skuadër tjetër, sulmuesi fierak po ruhet nga ndonjë dëmtim i mundshëm.

B.RAMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"