Birçe: Fitore morali, unë e njoh më mirë Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2015 | 16:36

Birçe: Fitore morali, unë e njoh më mirë Flamurtarin

Gjoka me stafin e FlamurtaritNë prononcim për “Supersport” pas fitores me Elbasanin nuk është paraqitur Ramela por zvëndësi i tij Birçe. Ai e cilëson sfidën e fituar si një fitore morali dhe flet edhe për të ardhmen

“Ishte një fitore morali, pasi kishim kohë pa marrë 3 pikët. Mu duk një ndeshje e barabartë, ku të dyja palët kërkuan fitore, në një ndeshje pa objektiva.

Jemi të  qetë, sepse nuk ka objektiva, por kemi pasur shumë probleme në muajt e fundit, me pezullime e përjashtime, ndërkohë që edhe Etika na godet, si në rastin e Likës.

Objektivat tani nuk janë fitoret, por evidentimi i lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Lojtarët e rinj duhet të luftojnë fort, sepse për momentin disa prej tyre nuk duken në lartësinë e duhur për të qenë titullarë në një skuadër që pretendon të luftojë për gjëra të mëdha”.

Dënimi i Ilion Likës është një gafë fatale e Komisionit të Etikës dhe i takon UEFA-s ta zgjidhë këtë problem”.

Trajneri i duhur për Flamurtarin, sipas Birçes: “Unë jam për trajner vlonjat, që e njeh mentalitetin dhe do jepte maksimumin në këtë punë, por i takon presidencës të vendosë. Megjithatë, për kampionatin shqiptar është më i përshtatshëm një trajner shqiptar. Ramella? Ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa më pas klubi ka vendosur mua për të kontaktuar me mediat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"