Belica e Progni gati ndaj Skënderbeut, demat asnjë gol në tri sfidat e fundit me korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 20:05

Belica e Progni gati ndaj Skënderbeut, demat asnjë gol në tri sfidat e fundit me korçarët

Partizani zbriti menjëherë në fushë pas humbjes në Kukës, por dje stafi e ka lënë pushim ekipin dhe, nga sot, të kuqtë nisin punën për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajnë ndaj Skënderbeut më 23 prill. Në Kukës mungoi Belica për një problem në qafë që pati para ndeshjes, por në seancën e së dielës nuk u përgatit me grupin Gerhard Progni, për shkak të një kontraktimi të lehtë që kishte marrë në Kukës.

Seanca e sotme do të zbulojë edhe gjendjen momentale të këtyre dy lojtarëve, që pritet të jenë gati për duelin me Skënderbeun. Gjithashtu, për këtë takim kthehet nga pezullimi edhe mbrojtësi Labinot Ibrahimi. Shpresohet që trajneri Dalipi ta ketë grupin të plotë si para ndeshjes në Kukës.

partizani1-470x313

REZULTATET – Partizani-Skënderbeu është kryendeshja e javës së 30-të. Bilanci total anon ndjeshëm nga të kuqtë, por në këtë sezon Partizani ka pasur shumë vështirësi ndaj korçarëve. Në tri ndeshjet mes dy ekipeve në këtë sezon, Partizani nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol.

Në fazën e parë, të kuqtë u mundën 2-0 në Korçë, më pas barazuan 0-0 në kryeqytet, ndërsa në fazën e tretë kryeqytetasit u ndëshkuan nga autogoli i Gojkoviçit. Pra, vetëm një pikë i ka marrë Partizani Skënderbeut në tri përballjet e këtij sezoni. Në të njëjtën situatë ndodhej Partizani edhe me Laçin përpara duelit të fazës së katërt. Shpresohet që “demat” të përsërisin atë sukses që arritën në Laç edhe ndaj korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"