Bekam sulmon drejtuesit e Junajtidit: Është koha të largoheni, shihni çfarë po bën Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 12:54

Bekam sulmon drejtuesit e Junajtidit: Është koha të largoheni, shihni çfarë po bën Siti

Dejvid Bekam është rikthyer të flasë për Manccester Junajtidin dhe deklaratat e tij kanë bërë jo pak bujë në Angli. Ish-sulmuesi i “djajve të kuq” ka kërkuar nga drejtuesit aktual të Junajtidit që të largohen duke qenë se ka nevojë për investime dhe kur tifozët nuk të duan, është më mirë të merret një vendim.

bekam

“Si një tifoz dhe ish-lojtar dua që të merret një vendim. Është e nevojshme që kur menaxhon një klub, të kesh pasion dhe të investosh qoftë në skuadër, në komplekse stërvitore apo edhe në stadium. Aq më tepër, kur sheh që Siti që e ke rival qyteti, po bën gjërat që po bën.

Mendoj se është koha që Glazer të largohet,. Kur nis të humbasësh edhe tifozët, është shumë e vështirë që t’i rifitosh sërish prandaj gjëja më e mirë është që të largohesh”, shprehet Bekam.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"