Bekaj hesht, shansi i karrierës në rrezik/ Çfarë do të ndodhë me gardianin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 22:46

Bekaj hesht, shansi i karrierës në rrezik/ Çfarë do të ndodhë me gardianin e Tiranës

Visar Bekaj po vë në rrezik karrierën me dënimin 12 muaj. Lojtari nuk iu përgjigj interesit për të reaguar mbi dënimin nga Komisioni i Disiplinës. Gardiani i kombëtares së Kosovës nuk ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

bekaj

Gjithsesi, lojtari rrezikon të humbasë shansin e karrierës për të kaluar në Turqi në një skuadër më të mirë. Dënimi mbartet dhe pa u falur e ka të kotë, sepse edhe nëse kalon në kampionatin turk, ai është i dënuar. Një gjë e tillë i ndodhi Armando Sadikut, ishte dënuar 24 muaj për një gjest anti-sportiv, por u pëlqye nga Lugano.

Lojtari u fal që mos t’i prishej karriera sportive. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me Bekajn. Duke parë që është lojtari i kombëtares kosovare dhe ka një karrierë përpara, mund të bëjë që FSHF-ja të vërë dorën në zemër dhe ta falë lojtarin e Tiranës nëse transferohet në Turqi.

VISAR BEKAJ 2

DETAJET – Visar Bekaj do të firmosë një kontratë trevjeçare me turqit. Lojtari gjithashtu do të përfitojë një rrogë të majme. Bëhet fjalë për 17 mijë euro në muaj. Visar Bekaj është 26 vjeç. Kampionatin e fundit ka luajtur 43 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 3877 minuta, e duke mbajtur 15 ndeshje skuadrën të paprekur në Superiore.

Pa asnjë pikë dyshimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores, ndërsa është portieri i padiskutueshëm i këtij kampionati. Lojtari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës bardheblu. Ai erdhi nga Prishtina, pasi Tirana i bleu kartonin rreth 100 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"