Batuta e Murinjos, trajneri portugez ka zili stolin e Bajernit: Gnabri, Mane dhe Sane? Më mjaftonte vetëm njëri prej tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 23:55

Batuta e Murinjos, trajneri portugez ka zili stolin e Bajernit: Gnabri, Mane dhe Sane? Më mjaftonte vetëm njëri prej tyre

Roma triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Real Sosiedadit, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës.

Zhoze

Kryeqytetasit iu falë golave të El Sharauit dhe Kumbullës, teksa në prononcimin e dhënë pas duelit të sotëm për mediat italiane, Murinjo nuk i kurseu batutat, teksa shfaqi zili për stolin e Bajernit në duelin ndaj PSG-së. Gjermanët kishin si rezervë Gnabrin, Manenë dhe Sanenë mbrëmjen e djeshme, teksa tekniku portugez deklaroi:

“Nuk mund të kërkoj më shumë nga djemtë. Por është një javë e rrezikshme sepse ka një akumulim lodhjeje. Të luash kundër Lacios, Milanit ose Juventusit.  Duhet të shkojmë në Spanjë dhe mos mendojmë se dy ditë më vonë do të luajmë kundër Lacios.

Bajern Mynih kundër PSG kishte në stol Gnabrin, Mane dhe Sane. Unë nuk i doja ata të tre, por vetëm njërin prej tyre! Kështu do të kishte marrë asist nga Dibala dhe mbyllnim diskutimin ndaj Sosiedad qe sonte…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"