“Basti” i Eminit: Kukësi merr katër fitore radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2016 | 15:45

“Basti” i Eminit: Kukësi merr katër fitore radhazi

Bomberi i Kukësit, Izair Emini, autori i 5 golave në 6 ndeshje në kampionat, po bën që me lojën dhe me golat e tij të kthehet në një beniamin për tifozerinë verilindore.emini Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai thotë se Kukësi tashmë është rikthyer falë lojës së mirë në fushë, por më shumë falë karakterit, grintës dhe shpirtit të grupit që ka kjo skuadër.

Emini pohon se shkodranët dominuan dhe i vunë në vështirësi 30 minutat e para, por pastaj Kukësi mori frenat e lojës në dorë dhe dominoi. Sa për ndeshjen e radhës me Laçin, 30-vjeçari shprehet se e respekton dhe është një skuadër e fortë, por Kukësi do bëjë detyrën dhe do ta fitojë ndeshjen. Numrin e golave nuk e parashikon, por beson se do jetë i madh.

Fitorja- “Ndeshjen nuk e filluam siç duhet dhe ekipi shkodran na vuri në vështirë- si. Ata na shënuan të parët, por me kalimin e minutave ne e morëm veten duke zhvilluar një lojë të mirë, ndaj fituam terren dhe u treguam agresivë në lojën tonë.

Me këtë përmbysje, ne treguam që kemi karakter të fortë, pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment dhe besuam deri në fund. Jam i kënaqur jo vetëm për golin por dhe për një fakt tjetër, për formën e mirë që po gëzoj dhe vazhdimësinë”.

Ecuria dhe premtimi- “S’kam pritur të bëj kaq mirë, por si sulmues mendoj se jam i kënaqur që kam arritur të shënoj gati në çdo ndeshje. Jam i lumtur për këtë arritje deri këtu, por nuk dua të ndalem me kaq. Nuk mund të caktoj shifër golash, por do mundohem të bëj sa më shumë dhe me to të ndihmoj ekipin që të arrijmë objektivat”.

Objektivi- “Tirana nuk ka gabuar por thjesht ka humbur një ndeshje. Mendoj se ka edhe shumë për të luajtur deri në fund. Ne do mundohemi me çdo kusht të kapim vendin e tretë, por t’ia lëmë kohës më mirë. tani kemi përpara ndeshjen me Laçin dhe Tërbunin, por ne i marrim një e nga një dhe i analizojmë mirë ato, e si për rrjedhojë i përgatisim maksimalisht. Synimi është që të çojmë fjalën e presidentit deri në fund. Besoj se do t’ia dalim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"