BASKETBOLL U-20/ Triumf edhe ndaj Armenisë, Shqipëria shkëlqen në “Challengers” (TABELAT E PLOTA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2021 | 21:00

BASKETBOLL U-20/ Triumf edhe ndaj Armenisë, Shqipëria shkëlqen në “Challengers” (TABELAT E PLOTA)

Shqipëria U-20 në basketboll për femra e ka mbyllur me 2 fitore dhe 2 humbje aventurën në Grupin D të “Challengers 2021”, takime që u mbajtën në Ierevan të Armenisë. Pasi suksesit spektakolar në debutim ndaj Ukrainës, adoleshentet kuqezi të koshit pasditen e djeshme morën një triumf mjaft të bukur përballë skuadrës vendëse Armenisë.

vol

Kombëtarja e drejtuar nga trajnerja, Mirza Alibegaj, fitoi me rezultatin 79-72 pas një takimi të luftuar nga fillimi e deri në fund. Ndonëse me dëmtime të shumta, Shqipëria tregoi karakter në parket dhe e mbylli në mënyrën më të mirë kompeticionin e FIBA-s. Kombëtarja kuqezi e nisi takimin mjaft mirë, për ta fituar periodën e parë 24-18.

Në 10-minutëshin e dytë, armenet përpiqen të reagojnë, teksa e fitojnë këtë fraksion 17- 15, ndërsa skuadrat shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 4 pikë avantazh për Shqipërinë. Në periodën e tretë, Shqipëria tronditet nga dëmtimi i lojtares më të mirë Klea Verrit.

Vendaset marrin zemër dhe arrijnë të afrohen deri në 1 pikë, duke triumfuar 21-18 në periodën e tretë. Megjithatë, ndonëse në vështirësi, vajzat kuqezi tregojnë karakter dhe nisin të komandojë sërish në periodën e fundit, duke e thelluar avantazhin deri në +11 pikë, për ta menaxhuar ndeshjen më pas deri në fund.

Klea Verri, edhe pse qëndroi në fushë vetëm 24 minuta, ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 27 pikë.

Gjithashtu, shkëlqyen edhe Orjana Hasani me 21 pikë dhe Kledina Hamataj me 16.

BAS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"