BASKETBOLL FEMRA/ Liga Unike rikthehet me ndeshjet e javës së dytë (KALENDARI DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 10:48

BASKETBOLL FEMRA/ Liga Unike rikthehet me ndeshjet e javës së dytë (KALENDARI DHE RENDITJA)

Me eventin e pezulluar në radhët e meshkujve, Liga Unike do të vijojë normalisht garat te femrat, teksa kompeticioni do të rikthehet sot me ndeshjet e javës së dytë për sezonin e rregullt.

LIGA UNIKE

Pas një pauze 3- javore për shkak të takimeve eliminatore për Kampionatin Europian, ekipet janë gati për t’u rikthyer në parket në eventin mbarëkombëtarë Shqipëri-Kosovë.

Kështu, ditën e sotme do të luhen dy ndeshje, ku fillimisht në orën 14:00 do të kemi një derbi mes skuadrave kosovare, me Bashkimin që pret Prishtinën, ndërsa në orën 17:00 në Vlorë do të zhvillohen sfida ndërmjet Flamurtarit dhe Penzës.

Java e dytë do të mbyllet nesër me derbin elektrizues Partizani-Tirana.

BS (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"