BASKET/ Partizani sheh fantazmat e rënies nga kategoria, rekordmenët i mund Besëlidhja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2022 | 20:22

BASKET/ Partizani sheh fantazmat e rënies nga kategoria, rekordmenët i mund Besëlidhja (VIDEO)

Partizani, skuadra më e titulluar e basketbollit shqiptar për meshkuj rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. 33-herë kampionët kanë humbur ndeshjen e parë “play out” kundër Besëlidhjes me rezultatin 58-65 (10-16, 11-13, 20-17, 17-19).

basket partizani beselidhja

Partizani bëri një lojë me shumë gabime, ndërsa skuadra lezhjane u treguan më e saktë, duke fituar me meritë raundin e parë të duelit të mbijetesës që u zhvillua në “Asllan Rusi”.

Takimi i dytë “play out” do të luhet më datë 7 maj në sallën “Farie Hoti”, ku në rast të një tjetër suksesi, Besëlidhja siguron ngjitjen në Superligë, ndërsa “demat” do të kërkojnë reagimin për ta dërguar serinë në sfidën e tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"