Basket/ Fitore për infarkt, Vllaznia triumfon në 3 sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 16:47

Basket/ Fitore për infarkt, Vllaznia triumfon në 3 sekondat e fundit

Ndeshje spektakolare në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Teuta dhe Vllaznia dhuruan emocion deri në frymën e fundit, ku gjithçka u zgjidh nga një 3-pikësh i kapitenit Ervin Berdica, 3 sekonda nga fundi, i cili shokoi ekipin dhe tifozërinë vendëse.

basketboll

Pritej një takim me rivalitet dhe ashtu ndodhi. Në fillim të lojës, skuadrat nuk shënojnë shumë duke u treguar të kujdesshme në fazën mbrojtëse. Siparin e pikëve e hap Çela te Teuta, i cili ndiqet nga disa pikë radhazi të shkodranëve.

basketboll

Është momenti i Vllaznisë, ku përmes një 3- pikëshi të Dod Lekndreajt dhe kapitenit Bërdica, kalon në +5 (6:11). Nuk pajtohet Teuta dhe ngushton diferencën, teksa e mbyll fraksionin e parë 11:14. Perioda e dytë flet tërësisht për bregdetarët. Loja e tyre ka qartë- si, shpejtësi dhe efikasitet derisa arrijnë të garantojnë 10 pikë diferencë (31:21). Gorea dhe amerikani Hobs ,në gjuajtjet për 3 pikë, tregojnë cilësitë e tyre. Fundi i pjesës së parë fiksohet me rezultatin 41:28. Pjesa e dytë zgjon shkodranët, të cilët zhvillojnë një 10-minutësh mjaft të mirë.

Është sërish kapiteni Berdica që përmes një tjetër 3- pikëshi i hap rrugë skuadrës së tij për të ngushtuar diferencën me shkodranët që kanë tjetër ritëm. Loja agresive dhe saktësia bëjnë që veriorët jo vetëm të barazojnë rezultatin, por edhe të krijojnë konfuzion në lojën e kundërshtarit. Perioda e fundit është spektakolare, sidomos në sekondat e fundit.

bastek superliga

Përgjatë gjithë kohës, skuadrat i qëndrojnë ngjitur njëra-tjetrës në pikë duke e bërë mjaft emocionues fundin. Në 3 sekondat e fundit, rezultati ishte 72:71 në favor të Teutës. Nga anësorja, kapiteni Bërdica merr topin dhe nuk mendohet dy herë, por shënon nga shumë larg duke shokuar vendësit dhe duke bërë që të shpërthejë gëzimi te kampi i tij.

ROLAND GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"