BASKET FEMRA/ Liga Unike, Partizani dorëzohet pa kushte në Pejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 20:41

BASKET FEMRA/ Liga Unike, Partizani dorëzohet pa kushte në Pejë

Me ndeshjen e djeshme Penza-Partizani, Liga Unike e basketbollit të femrave ka kompletuar sfidat e javës së tretë të sezonit të rregullt. Kampionet e Kosovës treguan superfuqinë e tyre në parket duke e dominuar totalisht takimin, teksa triumfuan me rezultatin treshifror 107-62.

penza

Partizani bëri disi rezistencë vetëm në periodën e parë, në të cilën pejanet fituan ngushtë 23-20. Më pas, vendëset bënë çfarë deshën në fushë, ndërsa të kuqet e Ledina Koçit vijojnë të vuajnë mungesat e disa prej lojtareve kyçe, dhe u janë reduktuar shumë edhe zgjedhjet nga stoli, për t’iu përgjigjur këtyre niveleve. Kështu, në periodën e dytë Penza shpërthen dhe fiton në shifrat 26-11, duke kryesuar me rezultatin e përgjithshëm 49-31 pas gjysmës së ndeshjesh.

REZULTATI

Në pjesën e dytë nuk ndryshon asgjë, pasi janë sërish vendëset që kanë nën kontroll gjithçka dhe e thellojnë edhe më shumë diferencën, teksa i fitojnë thellë edhe dy periodat e mbetura 28-16 dhe 30-15, duke vulosur suksesin me 45 pikë diferencë. Falë kësaj fitoreje Penza merr e vetme kryesimin e Ligës Unike me pikë të plota, ndërsa Partizani mbetet në vendin e fundit në “shoqërinë” e Tiranës. Për sa u përket paraqitjeve individuale, te Penza spikati Rael Whitsitt, e cila në këtë takim regjistroi 33 pikë dhe 18 kërcime. Ndërkohë, në radhët e Partizanit më rezultativja ishte Aida Palko, autore e 19 pikëve

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"