BASKET FEMRA/ Flamurtari dhe Partizani nuk falin, Tirana e Vllaznia OK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 19:23

BASKET FEMRA/ Flamurtari dhe Partizani nuk falin, Tirana e Vllaznia OK

Për shkak të grumbullimit të ekipit kombëtar për ndeshjet para-eliminatore të “Euro 2021”, Kampionati Kombëtar i Basketbollit të femrave zhvilloi dje ndeshjet e javës së gjashtë.

tirana flamurtari basketboll femra

Një ditë që nuk dhuroi surpriza, ku skuadrat e kreut fituan bindshëm, madje duke regjistruar suksese me tri shifra. Flamurtari vijon të njohë vetëm fitore +100 pikë. Partizani konfirmohet si një prej skuadrave më në formë të këtij sezoni. Tirana fiton derbin ndaj Studentin, ndërsa Vllaznia lë pas krahëve humbjen e pësuar në shtëpi disa ditë më parë dhe shkatërron Apoloninë me një rezultat mjaft të thellë.

ELBASANI–FLAMURTARI

Vlonjatet e Viron Toskës nuk kanë ndërmend të lëshojnë asnjë pikë rrugës. Dje ato morën një triumf mjaft të bukur jashtë fushe, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 103-120.

22

Megjithatë duhet theksuar se vendaset bënë një paraqitje mjaft të mirë, duke shkëlqyer sidomos në fazën sulmuese. Por kualitetet e Flamurtarit bënë diferencën në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi me një rezultat treshifror për vlonjatet.

PARTIZANI – KAMZA

Ndonëse përballë një kundërshtari modest si Kamza, Partizani bën detyrën duke marrë një fitore të thellë 125-44. Ndeshja e zhvilluar në “Asllan Rusi” nuk pati shumë histori dhe foli gjatë gjithë kohës për vajzat e trajneres Ledina Koçi. Partizani në këtë sfidë u dha më shumë hapësirë lojtareve të stolit, ku madje Elektra Zykaj u la pushim. Dominimi i Partizanit filloi që në start dhe perioda e parë u mbyll 28-13.

c

Në fraksionin e dytë nuk ndryshon asgjë, madje rezultati është edhe më i thellë 29-5 dhe kështu ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me avantazhin e Partizanit 57-18. Me këtë ritëm vijohet edhe pas pushimit, ku Partizani i fiton dy periodat e mbetura 22-15 dhe 46-11, me Asterja Vanin që vulos rezultatin 124-44, me një goditje të saktë për tri pikë në sekondën e fundit. Plot tetë lojtare të Partizanit shënuan mbi 10 pikë, ndërkohë që më të mirat ishin Hasani e Dishnica me nga 22 pikë secila. Nga ana tjetër, Kamza vijoi të njohë vetëm humbje në kampionat dhe mbyll tabelën në vendin e fundit.

STUDENTI – TIRANA

Tirana nuk e ka pasur aspak të vështirë përballjen me Studentin teksa ka marrë një fitore jo shumë të mundimshme, duke e zgjidhur takimin që në dy periodat e para, teksa ka marrë dhe fitoren e 4-t sezonale. Për sa i përket takimit, nis bukur për Tiranën teksa shënon e para Klea Verri, por Studenti mundohet me anë të Jaçes, e cila arrin të barazojë përkohësisht dhe më pas nis shkëputja në pikë e Tiranës.

sa

Perioda e parë mbyllet me 11 pikë diferencë, 10-21. Gjatë periodës së dytë, është kapitenia e Studentit, Aida Vata, që kërkon të organizojë shoqet e skuadrës dhe po vetë arrin të shënojë edhe pikët e para të kësaj periode. Gjithsesi, Tirana del fituese sërish edhe në periodën e dytë por me 6 pikë diferencë, duke e mbyllur në shifrat 18-24 dhe pjesa e parë mbyllet me 17 pikë diferencë 28-45. Më tej nuk ka më histori, Tirana fiton dhe periodën e tretë, 11- 23. Ndërsa në periodën e fundit ka vend për më të rejat, si Kraja, Merepeza, Cinga. Ndërkohë që Studenti me të rejat arrin ta fitojë periodën 20- 9. Kështu, takimi mbyllet me fitoren e bardhebluve 59-77 (- 18 pikë diferencë).

APOLONIA – VLLAZNIA

Vllaznia ka arritur të fitojë përballë Apolonisë në Vlorë me rezultatin 58-103. Takim shumë i bukur, por me diferenca mes skuadrave, ku shkodranet e treguan që në minutat e para. Vllaznia tepër e vendosur në periodën e parë e mbyll me rezultatin 17-34.

jj

Në të dytën ishte po i njëjti rend, fieraket shpërdoronin poshtë tabelës në disa raste, teksa lojtaret kundërshtare tregoheshin më të sakta. Në fund të periodës së dytë, rezultati shkoi 27-60. Diferenca sa vinte e zmadhohej, teksa edhe në fundin e së tretës, rezultati shkoi 41-82. Pavarësisht përpjekjes e dëshirës së vajzave të Apolonisë për të ndryshuar diçka, nuk ndryshon asgjë dhe shkodranet fitojnë 58-103, në një takim të dominuar.

ga

V.Mema/A.Dushku/E.Gabaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"