Gafa e bujshme, Barcelona rrezikon skualifikimin nga Kupa e Mbretit prej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2019 | 18:41

Gafa e bujshme, Barcelona rrezikon skualifikimin nga Kupa e Mbretit prej…

Edhe në klubet elitare bëjnë gafa që është pak t’i quash të turpshme. Skuadra e Barcelonës, e cila pret sot në mbrëmje të tentojë përmbysjen ndaj Levantes, në Kupën e Mbretit, teksa e humbi sfidën e vajtjes me rezultatin 2-1, edhe nëse kualifikohet rrezikon që të skualifikohet nga ky kompeticion.

sdfmsdkfmdfkgff-650x358

Arsyeja është flagrante dhe fajtorë janë drejtuesit e klubit: në ndeshjen e vajtjes, katalanasit hodhën në fushë Çumin, një prej talenteve të akademisë së tyre, por mesa duket askush nuk e kishte llogaritur faktin se ai, pak ditë përpara sfidës së vajtjes me Levanten në kupë, ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit që luajti me Barcelona B.

Dhe duke qenë se ai nuk e kishte shlyer ende dënimin, rregullorja nuk e lejonte që të luante sfidën e radhës, por ndërkohë, trajneri i skuadrës së parë, Ernesto Valverde, i painformuar nga drejtuesit e klubit, e ka lëshuar në fushë të riun Çumi dhe në këtë mënyrë rrezikojnë pezullimin. Dhe gjasat që ky skualifikim të vijë janë mëse konkrete, duke qenë se këtë e ka zbuluar edhe vetë e përditshmja katalanase, “Mundo Deportivo”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"