Barcelona hesape të vjetra me Romën, pas Malkomit kërkon t’i “vjedhë” një tjetër lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2018 | 15:58

Barcelona hesape të vjetra me Romën, pas Malkomit kërkon t’i “vjedhë” një tjetër lojtar

“Rrëmbimi” i brazilianit Malkom nga Barcelona bëri shumë bujë. Lojtari ishte shumë pranë kalimit të Roma madje dhe klubet e kishin zyrtarizuar në faqet e tyre në “Twitter”, por një thirrje në minutat e fundit nga klubi spanjoll e ka bërë brazilianin të ndryshojë mendjen. Duket se Barcelona ka një inat personal me Romën.

malkom 123

Ndoshta ka të bëjë me eliminimin nga “Liga e Kampionëve” në vitin e kaluar. Kështu katalanasit janë duke i “vjedhur” një tjetër lojtar ekipit të Romës. Bëhet fjalë për Stiven N’Zozi i cili po ndiqet prej kohësh nga klubi italian, por sërish ata duhet të përballen me Barcelonën për të siguruar shërbimet e francezit.

 

nzozi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"