Barcelona heq dorë nga De Ligt, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 18:00

Barcelona heq dorë nga De Ligt, ja arsyeja

Matthijs De Ligt ishte një nga lojtarët më të spikatur në gjithë europën, në sezonin që sapo u mbyll, dhe kjo bëri që për lojtarin të shfaqin interes klubet më të mëdha.de ligt

Për shërbimet e holandezit interesohen Juventus, Bajern Mynih, Mançester Junajtid dhe Bracelona. Por sipas asaj që shkruan “Marca” , katalanasit kanë hequr dorë për shërbimet e 19-vjeçarit. Shkak për këtë mendohet të jenë bërë kërkesat e larta të lojtarit në fjalë.

Operacioni do t’i kushtonte Barcelonës më shumë se 200 milionë euro kjo për shkak se 120 milionë euro do t’i kushtonte lojtari plus 12 milionë euro paga e lojtarit në sezon. Ndërsa sikur të mos mjaftonin këto , agjenti i lojtarit ,Mino Raiola  kërkon 20% të çmimit të lojtarit si një komision.matthijs-de-ligt-ajax-2018-19_1mrsee89sprv61wfo9jtrmsrbp

Kështu që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu , ka vendosur të heqë dorë nga talenti holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"