“Barça na dominoi… 7 minuta”, Nagelsman bën ironi: Krenar që kam në skuadër Levën dhe Mylerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 8:30

“Barça na dominoi… 7 minuta”, Nagelsman bën ironi: Krenar që kam në skuadër Levën dhe Mylerin

Pas fitores 0-3 në transfertë kundër Barcelonës, trajneri i Bajernit gjen kohën dhe ka luksin për të bërë edhe humor me katalanasit. Ai thotë se ata e dominuan ndeshjen vetëm 7 minuta në pjesën e parë dhe pastaj gjithçka ishte në favor të Bajernit.

Negelsman

“Jam shumë i lumtur që kam në skuadër futbollistë si Robert Levandovski dhe Tomas Myler. Jam i kënaqur që mund të punoj me dy kampionë të mëdhenj dhe dy futbollistë të klasit botëror. Mendoj se luajtëm shumë mirë. Loja dhe qarkullimi i topit ishin sekreti i fitores. U mbrojtëm mirë, pavarësisht se patëm disa probleme në pjesën e parë. Vuajtëm vetëm 7-8 minuta. Nuk ishim të zotët sa duhet, por pastaj morëm masat dhe e dominuam totalisht ndeshjen”, tha fillimisht trajneri i Bajernit.

Ai më tej foli edhe për faktin që skuadra nuk pësoi gol. “Sigurisht që është diçka pozitive që nuk pësuam. Kjo do të thotë se skuadra i ka bërë mirë detyrat. Kemi shumë kualitet në skuadër dhe për këtë fakt arritëm që të dominonim Barcelonën. Mund të përmirësohemi akoma më shumë në të ardhmen, thjesht duhet të punojmë”, ka përfunduar trajneri gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"