“Barazimi me Vllazninë është humbje”, Martini: Teuta duhet të kishte 3 fitore në shtëpi, e kërkojmë golin me nerva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 19:15

“Barazimi me Vllazninë është humbje”, Martini: Teuta duhet të kishte 3 fitore në shtëpi, e kërkojmë golin me nerva

Trajneri i Martini nuk fshehu dot zhgënjimin pas barazimit 0-0 me Vllazninë në Durrës. Tekniku shkodran u shpreh i shqetësuar për nervozizmin e vazhdueshëm që tregon ekipi i tij para portës.
martini

Për emisionin “Gol pas  goli” në “Supersport”, Martini theksoi se Teuta duhet të kishte fituar të 3 ndeshjet në shtëpi.

“Teuta shpërdoron shumë – Ëshë humbje, sepse lamë dy pikë. Po vuajmë shumë para porte. Krijojmë shumë raste, është ccështje fati dhe duhet ta rregullojmë, por dhe fatin duhet ta kërkosh.

Teuta në vështirësi në fushën e saj – Ekipet kur vijnë këtu mbrohen me shumë forca.Duhet ta zgjidhim patjetër. Ekipet sulmonin më para këtu, tani kthehen. Po krijojmë rastet tona dhe duhet ta rregullojmë.

Lorenco Vila jashtë ekipit – Ishte një gjë mes klubit tonë, ky ka qenë shkaku një debat i brendshëm. Është pezulluar për momentin ta shohim për të ardhmen.

Ne në krah kishim Vilën dhe Bregun. Nga krahët dolëm, por s’ishim të qartë në pasimin e fundit. Edhe qendra, ku kishim planifikyar të sulmonim, gabonim në pasimin e fundit. Ana e mirë e medaljes është se krijojmë, por ana  e dytë e medaljes, e kërkojmë golin me shumë nerva. Duhet ta rregullojmë patjetër. Në 30 m e fundit të jemi më tësaktë. Duhet të kishim fituar të tre ndeshjet në shtëpi, Duhet të kishim pikë të plota. Uroj të kthjellohemi para portës. Duhet të finalizojmë”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"