“Barazimi me Partizanin është si humbje, luajmë për fitore”, Lika: Disa tifozë shajnë, ja pse Vllaznia vuan në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 9:21

“Barazimi me Partizanin është si humbje, luajmë për fitore”, Lika: Disa tifozë shajnë, ja pse Vllaznia vuan në Shkodër

Gilman Lika do vetëm fitoren ndaj Partizanit. Vllaznia nuk i ka marrë asnjë pikë këtij kundërshtari për këtë sezon, por kapiteni mendon se “makthit” do t’i vijë fundit të hënën. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori e pranon që skuadra vuan në Shkodër, madje nuk ngurron që ta zbulojë edhe arsyen. Duket se presioni që ushtrohet nga një pjesë e tifozëve, bllokon lojtarët. Refuzon të pranojë se në ekip mungon harmonia, ndërsa paralajmëron se kuqeblutë do t’i mundin “demat” nëse luajnë si ndaj Kukësit.gilman lika

Këtë të hënë prisni Partizanin, një ekip që s’i keni marrë qoftë edhe një pikë këtë sezon…

Është vërtet një përballje shumë e vështirë, por si çdo javë, në fakt. Për ne nuk ka më ndeshje të lehta, ndaj qëllimi i vetëm është që ta fitojmë.

Po një barazim nuk do t’ju kënaqte?

Një pikë në këto momente është humbje për ne. Të gjithë e dimë se si është situata dhe duhet ta përgatisim veten që në këtë ndeshje të luajmë vetëm për fitore. Për ne s’ka asnjë alternativë tjetër.

Si ka mundësi që Vllaznia ia del jashtë fushe, ndërsa në shtëpi vuan?

Shumë tifozë na mbështesin, siç janë edhe ata të grupimit “Poëer 12”. Mërziten kur humb Vllaznia dhe gëzohen kur fiton Vllaznia dhe kjo është më se e kuptueshme. Në fund të fundit, këta janë tifozët e vërtetë. Por ka disa të tjerë që vijnë dhe shajnë lojtarët për 5 apo 10 minuta lojë.

Kjo nuk më duket fort e drejtë, megjithëse nuk kemi ç’u themi. Kjo është arsyeja pse ekipi shprehet më mirë në transferta dhe jo në shtëpi. Ndihet presioni i tyre. Paçka se ne kërkojnë medoemos fitoren, nuk e kemi atë qetësi dhe nuk shprehemi siç duhet.gilman lika

Mund të jetë Partizani kundërshtari i duhur për të gjetur kthesën në Shkodër?

Është ndeshje futbolli dhe kurrë nuk i dihet, por neve na mbetet për detyrë që të vazhdojmë aty ku e lamë me Kukësin. Nëse do të shfaqim të njëjtin agresivitet, jam i bindur se do të dalim fitimtarë.

A ka forca kjo skuadër që ta kalojë këtë situatë dhe t’i largohet “play out”-it?

Ndeshja me Kukësin e tregoi se kjo skuadër ka forcë të madhe, por në futboll duhet kujdes e përqendrim për të ruajtur ritmin. Për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë, duhet vazhdimësi në rezultate.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Vllaznia ka pësuar rënie dhe ka qenë më mirë gjatë pjesës së parë të sezonit. Jeni në të njëjtën linjë?

Unë mendoj se nga ana e cilësisë jemi rritur si skuadër, por gjithsecili prej nesh ka për detyrë të japë maksimumin në çdo ndeshje në shërbim të suksesit të ekipit.

Harmonia brenda grupit a është e njëjta?

Nuk mendoj se grupi ka një problem të tillë. Nuk ka lidhje harmonia me rezultatet që kemi arritur.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"