Barazimi i Lushnjes me Flamurtarin, Klodian Duro: Bëmë mirë, uroj që të na bashkëngjitet një president!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 13:05

Barazimi i Lushnjes me Flamurtarin, Klodian Duro: Bëmë mirë, uroj që të na bashkëngjitet një president!

Klodian Duro e quan të pranueshëm barazimin, e megjithatë i pranon diferencat që kanë me Flamurtarin. Pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës tha:

klodian duro

“Ishte një ndeshje e mirë dhe e denjë për emrat e dy ekipeve. Kishim mungesa, pastaj përballë kishim një Flamurtar të organizuar dhe kompletuar.

E vetmja gjë që duhet të bënim më mirë, ishte në sulm. Ndeshje të tilla vendoset edhe me një episod. Mos harroni pastaj që kundërshtari ynë, ka një president në krye, që ka blerë më të mirët në treg. I ka dhënë atyre shuma të majme, që do t’i kishte zili edhe Superiorja.

Ndërsa Lushnja nuk ka një president, që edhe unë të kisha mundësinë të blija lojtarët që dëshiroja. Futbollistët janë vetëm me rrogat minimale të Bashkisë. Pjesa më e madhe e buxhetit ka shkuar në infrastrukturë. Unë uroj që të na bashkëngjitet një president, që do të na krijojë mundësinë e investimeve, blerjen e 3-4 futbollistëve cilësorë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"