Balotazh Vila-Demte, ja si do luajnë korçarët ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 12:40

Balotazh Vila-Demte, ja si do luajnë korçarët ndaj Partizanit

Pas fitores ndaj Laçit, duket se Skënderbeu do t’i besojë të njëjtit formacion që luajti takimin e Superkupës. Përpos të gjithave dilemave që ka trajneri para ndeshjes së sotme me Partizanin, pritet që si në reshtim ashtu edhe në përbërjen e 11-shes bazë të ekipit të mos ketë ndryshime thelbësore.

ske

Edhe ditën e djeshme në seancën e fundit, Shehi duket se nuk ka bërë ndryshime të rëndësishme, pavarësisht se ka provuar disa herë të ndryshojë me vendosjen e Vilës në mesin e fushës në vendin e Demtes. Nga porta do e nisë Teqja dhe më pas në mbrojtje do të jetë Vangjeli në të djathtë e Abazi në të majtë. Në qendër të repartit difensiv do të luajë Radas dhe Aliti. Dita do të bëjë “ekranin” para mbrojtjes dhe para tij i sigurt është nga minuta e parë Gjergji Muzaka. Mbetet në dilemë shoku tjetër i repartit që do të vendoset pak para startit të takimit, pasi Vila dhe Demte janë në balotazh për një fanellë titullari. Në sulm duket se është gjithçka e ndarë, pasi Bregu dhe Gripshi do të mbështesin Krasniqin në majën e sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"