Bajerni, shanse të pakta për triumf ndaj PSG. Bavarezëve i duhen 4 gola për të kapur vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 18:13

Bajerni, shanse të pakta për triumf ndaj PSG. Bavarezëve i duhen 4 gola për të kapur vendin e parë

Skuadra e Bajernit do të përballet për të tetën herë në histori me francezët e PSG-së. Nga statistikat e këtyre përballjeve, mundësitë e Bajernit janë të pakta për të fituar, pasi ka arritur të fitojë vetëm 2 herë dhe të humbasë pesë herë. Për të kryesuar grupin B në Champions, skuadrës bavareze i duhet një avantazh prej katër golash ndaj PSG-së, e cila është e para në renditje, kjo pasi në përballjen e fundit, francezët fituan me rezultatin 3-0 në Paris.

psg bajern

Mirëpo, sipas historikut të këtyre përballjeve, mundësitë janë të pakta për të ndodhur një përmbysje e tillë. Në 22 tetor të vitit 1997, Bajerni mundi PSG-në me rezultatin 5-1 në “Olympiastadion” falë dopietës së Xhovane Elber, Karsten Janker dhe golit të fundit nga Tomas Helmer. Përballja, e cila do të zhvillohet në “Allianz Arena”, i jep një shtysë edhe më të madhe Bajernit për të fituar përpara tifozëve të tij. Në 11 sfidat e fundit të luajtura në shtëpi, Bajerni i ka fituar të gjitha duke shënuar 36 gola e pësuar vetëm 2.

Në Champions, skuadra e kampionëve gjermanë është përballur 32 herë me ekipet franceze dhe kanë arritur të fitojnë 17 prej këtyre sfidave, ku kanë humbur 10 dhe kanë barazuar në 5 përballje. Ndërsa në 15 sfidat e fundit me ekipet e vendeve fqinje, Bajerni ka barazuar vetëm 2 herë dhe ka humbur në vetëm 3. Të tjerat janë fituar me një golavarazh prej 30:12 golash.

Trajneri i skuadrës së Bajernit, Jup Hejnkes, ka një rekord të jashtëzakonshëm në Champions League. 72-vjeçari ka arritur të fitojë 28 nga 40 ndeshje si trajner. Çka do të thotë se ai ka 70 për qind mundësi fitoreje, i dyti pas Luis Enrikes, i cili mban rekordin prej 73 për qind. Deri më tani, Hejnkes ka fituar radhazi tetë ndeshje, gjë e cila nuk ka ndodhur më parë nga një trajner gjerman. Luis van Gal ka arritur 10 fitore radhazi me Barcelonën dhe Bajernin, Karlo Ançeloti 10 fitore radhazi me Realin e Madridit dhe Luis Enrike 9 fitore radhazi me Barcelonën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"