Bajerni merr vendimin për trajnerin, deri në fund të sezonit qëndron Flik më pas drejtimi i skuadrës do i besohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 21:15

Bajerni merr vendimin për trajnerin, deri në fund të sezonit qëndron Flik më pas drejtimi i skuadrës do i besohet…

Bajern Mynihu e ka marrë vendimin për sa i përket trajnerit te skuadra, teksa kanë vendosur që t’ia besojnë Hans-Dieter Flik.Flik

Ky i fundit deri para pak javësh ishte në rolin e zëvendës trajnerit, por pas shkarkimit të Niko Kovaç, iu besua atij drejtimi i ekipit. Sipas asaj që shkruan “Bild” drejtuesit bavarez kanë vendosur që ta mbajnë Flik deri në fund të sezonit, më pas do të emërojnë një teknik tjetër.

Trajneri i zgjedhur për sezonin e ardhshëm është Tomas Tuhel, i cili aktualisht drejton francezët e PSG-së. Tekniku gjerman ka kontratë me parisienët deri në vitin 2021, por në rast se nuk fiton Ligën e Kampionëve, një shkarkim i tij nga francezët është i pashmangshëm.thomas-tuchel-psg-young-players

Drejtuesit e Bajernit pritet të nisin së shpejti kontaktet me ish-trajnerin e Dortmundit, i cili e shikon me një sy të mirë rikthimin në Bundesligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"