Bajerni hedh “grepat” në Angli për mbrojtësin e Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 13:41

Bajerni hedh “grepat” në Angli për mbrojtësin e Totenhemit

Së fundmi, kreu ekzekutiv, Karl-Hainz Rumenige dhe tekniku italian, Karlo Ançeloti bënë të ditur se kampionët gjermanë do ta mbyllin merkaton e verës pa bërë blerje të tjera. Mirëpo, gjatë kompeticionit të “Audi Cup”, drejtori i ri sportiv, Hasan Salihamixhiç, zbuloi të kundërtën.

Erik Dier Totenhem

Sipas të përditshmes angleze “Sun”, klubi bavarez ka hedhur rrjetat e tij në Premier Ligë. Kjo, pasi trajnerit Ançeloti i ka lënë mjaft mbresa 23-vjeçari nga skuadra e Totenhemit, Erik Dajer. Dajer luan në pozicionin e mbrojtjes, por mund të përvetësojë mjaft mirë edhe pozicionin e mesfushorit mbrojtës.

Dajer

Sipas burimeve, vlera e kartonit të 23-vjeçarit thuhet të jetë rreth 55 milionë euro, megjithatë në garën për kartonin e tij, kampionët gjermanë nuk janë të vetëm. Një tjetër superklub, i cili i është vënë pas është edhe Mançester Junajtid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"