Bajerni gjen pasardhësin e Dejvisit, kampionët ndjekin talentin 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 14:29

Bajerni gjen pasardhësin e Dejvisit, kampionët ndjekin talentin 19-vjeçar

Bajern i Mynihut është në ndjekje të një lojtari tjetër nga SHBA-ja. Pasi ekipi i Mynihut tashmë kishte pasur përvoja shumë të mira me Alfonso Dejvis, gjermanët kanë kthyer kokën te një tjetër 19-vjeçar.

TESMAN

Sipas informacionit nga ESPN, bëhet fjalë për Taner Tesman nga partneri i bashkëpunimit FC Dallas nga “Major League” të Amerikës së Veriut në një trajnim provë në Mynih. Skautët e klubit bavarez e kanë ndjekur me kujdes lojtarin për gjatë gjithë sezonit dhe kanë dhënë pëlqimin e tyre te trajneri Hansi Flik.

Ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar Hasan Salihamixhiçit që ta sjellë lojtarin në Gjermani për ta provuar. Nëse do të kemi një Dejvis të ri? Kjo mbetet për t’u parë, por Bajerni ka treguar edhe më parë se di të fitojë baste të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"