“Bajerni bën tripletë”, Flik: Çelsin e marrim seriozisht, me Sanenë kam një skuadër yjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2020 | 18:51

“Bajerni bën tripletë”, Flik: Çelsin e marrim seriozisht, me Sanenë kam një skuadër yjesh

Topi nga nisur të rrotullohet sërish te kampionët e Gjermanisë. Bajerni po përgatitet për ndeshjen e kthimit ndaj Çelsit në Champions, sfidë që do të luhet më 8 gusht në “Allianz Arena”. Trajneri Hansi Flik ishte prezent në një konferencë për shtyp ditën e djeshme ku tha se sfida me blutë e Londrës do të jetë e vështirë, edhe pse në ndeshjen e parë gjermanët kanë fituar me rezultatin 3-0.
Fliku6
Si është gjendja e skuadrës pas rikthimit nga pushimet?
Jam i kënaqur me gjendjen e lojtarëve. Të gjithë duken të çlodhur dhe jo mbipeshë (qesh). Djemtë janë të përqendruar në atë që bëjnë duke dhënë gjithçka në fushë. Kemi një grup me kualitet dhe të aftë për të shkuar larg.

Si është gjendja e Pavar?
Benzhamë u dëmtua sot (dje) në stërvitje. Do të na duhet të presim përgjigjet përfundimtare të testeve, por më duhet ta pranoj që ndeshja me Çelsin do të jetë në rrezik për të.

Sa i druheni Çelsit në ndeshjen e kthimit?
Sot në stërvitje bëmë një turne të vogël, ku u ndamë në disa skuadra. Kam 27 lojtarë në dispozicion dhe kjo më lejon të provoj shumë variante. Pas ndeshjes ditën e premte ndaj Marsejës do të kem një ide më të qartë për gjendjen e lojtarëve. Sigurisht që kemi nisur të mendojnë për Çelsin dhe mund të them se me formën që kanë treguar në javët e fundit, ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Është e rëndësishme të mos humbasim përqendrimin.
toliso
Është gati Toliso?
Ai është një lojtar me kualitet të madh. Për fat të keq ka vuajtur dëmtime të njëpasnjëshme dhe nuk ka pasur mundësi t’i luajë të gjitha ndeshjet. Të shohim se si do të shkojë ecuria gjatë këtyre dy javëve.

Sa i rëndësishëm është trofeu i Champions-it për ju?
Ndeshja kundër Çelsit është detyra jonë e ardhshme. Fokusi ynë do të jetë vetëm aty, nuk na intereson sfida tjetër që do të luajmë në Lisbonë. Duam që ta dominojmë kundërshtarin me lojë dhe rezultat. Për detajet do të mendojmë më vonë, ajo që është e rëndësishme tani, është rigjetja e formës fizike.

Jeni i kënaqur me punën që po bëhet në akademi?
Kemi shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar. Jemi në pritje të Kris Riçards. Ai është duke kaluar disa ditë më shumë me familjen e tij. Do ta lëmë të pushojë i qetë dhe më pas do të shohim formën dhe cilësitë e tij.
ZYLE
Është Zyle në 100% të formës së tij?
Jam shumë i lumtur me Niklas. Ai nuk ka bërë asnjë ditë pushim dhe është fokusuar totalisht në rikuperimin e tij. Edhe sot (dje) ai e ka bërë shumë mirë punën e tij. Jam i bindur se do të jetë me Çelsin, edhe pse i mungojnë minutat në lojë. Ndaj Marsejës do të jetë një mundësi e mirë për të praktikuar lëvizjen në fushë.

Si është të punosh me Klosen?
Miros i duhet të bëjë një test përpara se t’i bashkohet skuadrës. Pres që ai të sjellë eksperiencë të madhe në skuadër. Është një njeri serioz si brenda dhe jashtë fushe. Mezi po presim që ai të punojë me ne.
ECwykdhXoAAaBUn
Nojer dhe Nybel, Bajerni duket se mund të qëndrojë i qetë për portën apo jo?
Kualiteti që kemi në portë është me të vërtetë i mahnitshëm. Jam shumë i lumtur që me ne luajnë dy nga portierët më të mirë në Gjermani.

Cilët janë objektivat e skuadrës?
Mund të them shumë, por rruga për të shkuar atje është ende e largët. Objektivi është të mundim Çelsin dhe të kalojmë në turin tjetër. Mendoj se detyrat i kemi bërë në 100% të mundësive tona pasi fituam kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Por kjo nuk do të thotë se objektivi është arritur 100%.

Si është atmosfera në skuadër?
Jam shumë i befasuar nga atmosfera, sigurisht që nuk prisja të kundërtën. Këtu të gjithë duan të fitojnë, kjo është gjëja më e bukur për një trajner. Nëse do të fitosh, ky është mentaliteti i duhur.

Jeni i kënaqur me lojtarët që keni në skuadër?
Po, shumë. Kualiteti është i madh, ashtu edhe sasia. Me këta lojtarë mund të nis i qetë përgatitjet për sezonin e ri.
SANE LEROI
Sane?
Mendoj se nuk ka nevojë për koment. Të gjithë ia njohim kualitetet. Leroi vjen nga një kampionat i fortë si Premier Liga. Është stërvitur nga një trajner si Guardiola dhe me lojtarë të mëdhenj. Me të gjithçka është më e thjeshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"