Bajern Mynih dhe Dortmund kundër krijimit të Super Ligës: Ne jemi krejtësisht… ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 12:49

Bajern Mynih dhe Dortmund kundër krijimit të Super Ligës: Ne jemi krejtësisht… ndryshe

Bayern Mynih dhe Borusia Dortmund, dy klubet gjermane në bordin e Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA), kanë folur qartë kundër planit për të krijuar një Super Ligë.

VATZKE

Kjo u deklarua nga CEO i Borusia Dortmund, Hans-Joakim Vatzke: “Ne u mblodhëm të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam gatishmërinë e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e re të planifikuar për Champions-in, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Super Ligë europiane.

Të dy klubet gjermane të përfaqësuara Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund kanë shprehur të njëjtën pikëpamje.”, përfundoi Vatzke.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/sport/krijohet-superliga-europiane-reagon-anjeli-jemi-mbledhur-ne-nje-moment-kritik-per-te-transformuar/

http://www.panorama.com.al/sport/lajmi-i-fundit-klubet-e-medha-krijojne-super-ligen-europiane-ja-12-skuadrat-qe-marrin-pjese1/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"