“Ata që shkaktuan dhunën, janë në kafe tani”, Orelesi: Kur e morëm vesh dënimin, na u duk sikur vdiq njeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2019 | 9:13

“Ata që shkaktuan dhunën, janë në kafe tani”, Orelesi: Kur e morëm vesh dënimin, na u duk sikur vdiq njeri

Nuredin Orelesi ishte një ndër ata futbollistë që tentoi të shmangte dhunën dhe i doli dukshëm në mbrojtje Eldorian Hamitit. Mbrojtësi nigerian, në një bisedë me “Top Channel”, rrëfen se si e përjetoi ai dënimin me përjashtim dhe rrëzim në Kategorinë e Dytë.  Ky vendim i marrë nga KDS-ja ka qenë tejet i rëndë jo vetëm për klubin, por mbi të gjitha për lojtarët.

Kamze dhuna

“Ishte një lajm shumë i keq, sikur na thanë që dikush ndërroi jetë. Ne po stërviteshim dhe e dinim që do të kishte një ndëshkim, plus edhe gjobë. Por kur mësuam që do të zbrisnim dy kategori më poshtë, ishte shumë e rëndë”, ka qenë ky impakti i parë që ka marrë afrikani, pasi mësoi dënimin në seancën e fundit stërvitore me ekipin e Kamzës.

I pyetur nëse gjykimi i Eldorian Hamitit ishte i drejtë, ai përgjigjet: “Kur udhëheq ndeshjen, nuk mund të thuash gjë për vendimin e arbitrit. Ne u nevrikosëm për kohën shtesë, por kur vërshëlleu për penallti, gjithçka mbaroi. Vendimi u dha dhe nuk kishte me vend për diskutim.

Në futboll duhet të luash me kokë. Unë kujtoj ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, ku gjyqtari na e bëri shumë keq. Por ne e pranuam dhe asgjë nuk ndodhi. Shumë nga ata që shkaktuan dhunë atje, janë në kafe tani dhe po rrinë për qejfin e tyre. Por, ne futbollistët vuajmë pasojat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"