Astori ka qenë fiksimi i Igli Tares, në vitin 2014 i vuri kundër tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 14:58

Astori ka qenë fiksimi i Igli Tares, në vitin 2014 i vuri kundër tifozët

Davide Astori, përpara se të kalonte te Roma, ishte një nga objektivat e Igli Tares, si drejtor sportiv i Lacios.

Astori-Roma

Në atë kohë 28 vjeç, Astori preferoi verdhekuqtë, por dështimi i bisedimeve për blerjen e tij, rriti tensionin në ambientin bardhekaltër.

Fajtori kryesor, sipas tifozërisë laciale, ishte Igli Tare, aq sa në adresë të familjes së tij, në verën e 2014- ës, erdhën edhe një mori kërcënimesh me jetë.

tare lotito

Zemërimi i ultrasve bardhekaltër arriti deri në atë pikë, sa numri personal i Igli Tares u publikua në një banderolë në stadiumin “Olimpico”.

Ky hap do ta detyronte drejtuesin shqiptar që të ndryshonte edhe numrin e telefonit dhe të mendonte për një moment edhe dorëheqjen nga detyra.

tare-fans490ss

Situata tej mase e nxehur bëri që Lacio dhe vetë Tare të realizonin transferimin e Stefan De Vrij, madje me vetë drejtorin sportiv, i cili premtonte ardhjen e holandezit pas konfrontimit me tifozët në Auronco di Kadore, lokaliteti ku skuadra e Lacios zhvillonte fazën përgatitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"