Asnjë surprizë në “Selman Stërmasi”, Flamurtari fiton me lehtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 17:07

Asnjë surprizë në “Selman Stërmasi”, Flamurtari fiton me lehtësi

Flamurtari ka mbijetuar në Superiore dhe po të mos ishte për dënimin e FSHF-së, tani do ta kishte mendjen te Kupa e Shqipërisë me shpresën që ajo të sillte një sihariq për Europën. Ekipi vlonjat sot ka mundur me rezultatin 3-0 Korabin dhe ka marrë pikët që i nevojiteshin për të mbijetuar në elitë.

Pas një pjese të parë të dominuar plotësisht, vlonjatët kanë gjetur golin në fundin e saj me penalltinë e Alvesh. Që nga ai moment, gjithçka u bë më e thjeshtë dhe vlonjatët dominuan këtë duel duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veliun dhe Lineker.

Korabi-Flamurtari

Komenti minutë pas minute

90’+3’ Mbyllet takimi me fitoren e Flamurtarit

88’ Lineker mbyll çdo diskutim me golin e tretë për Flamurtarin. 0-3

78’ Vetëm administrim loje nga Flamurtari, ndërsa të dy skuadrat plotësojnë serinë e zëvendësimeve.

64’ Franc Veliu mbyll diskutimet e mbijetesës së Flamurtarit me golin e dytë për skuadrën e tij.

48’ Goditja e dënimit e Nezirajt kalon të gjithë pasqyrën e portës së Korabit, por askush nuk shtyn topin në rrjetë.

46′ Nis pa ndryshime në formacione pjesa e dytë.

45′ Gjyqtari sinjalizon mbylljen e pjesës së parë.

42’ Në avantazh edhe Flamurtari. Danilo Alvesh shënon me 11-metërsh të fituar nga Mersini.

35’ Danilo Alvesh provon me një tjetër gjuajtje në hyrje të zonës, pa sukses pasi Prençi është në pozicion duke kontrolluar goditjen e brazilianit.

32’ Korabi është mbyllur i tëri në mbrojtje dhe u reziston sulmeve të njëpasnjëshme të Flamurtarit që mundohet të shënojë golin që i zgjidh situatën e mbijetesës.

14’ Zëvendësim i detyruar te vlonjatët, me Bushiç që nuk mund të vazhdojë më për një problem muskulor, duke i lënë vendin në fushë Radoviç.

11’ Gjuajtja në hyrje të zonës e Danilo Alvesh bllokohet me vështirësi nga portieri Prençi.

9’ Bushiç arrin të dërgojë topin në rrjetë për skuadrën vlonjate, por entuziazmi i tij frenohet nga sinjalizimi për pozicion jashtë loje i vijërojtësit.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra.

KORABI – FLAMURTARI 0-3
42′ (p) Alvesh, 64′ Veliu, 88′ Lineker

Korabi: En. Prençi, Shabani, Kaja, El. Prençi, A. Peposhi, Arifaj, Zefi, Gavazaj, Kaloshi, Hoxhaj, D. Peposhi
Trajner: Ermal Nexhipi

Flamurtari: Halilaj, Kuqi, Berisha, Veliu, Mersini, Hyseni, Neziraj, Shehaj, Danilo Alvesh, Lineker, Bushiç (14′ Radoviç)
Trajner: Shpëtim Duro

KV: Shehaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"