Askush si ai më parë te Laçi, Nuabueze një bonus për kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 19:35

Askush si ai më parë te Laçi, Nuabueze një bonus për kurbinasit

Ka shënuar 14 gola në 17 javë kampionat, duke qenë një nga surprizat më të bukura në Kategorinë Superiore të këtij sezoni.nUABUEZE

Sulmuesi i Laçit, Kirian Nuabueze, është goditja më e madhe që kanë bërë kurbinasit në këto 10 vitet e fundit. Edhe pse historikisht në përbërje kanë pasur sulmues cilësorë, duke filluar nga Arlind Nora, Xhejms Adeniji dhe Arturo Rexhinaldo, të cilët kanë lënë gjurmë me fanellën bardhezi, sërish askush nuk ka bërë më mirë se Nuabueze, gjithnjë duke iu referuar 17 ndeshjeve të para.kirian nuabueze

Tashmë, Laçi ka shansin që të arkëtojë një shifër të majme, duke shitur nigerianin me pasaportë amerikane në një klub jashtë Shqipërisë. Pista turke duket më e besueshme, paçka se në klubin kurbinas janë të rezervuar për të treguar se kush nga skuadrat e huaja ka bërë një ofertë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"