Asensio “tradhton” Milanin, sulmuesi i Realit zgjedh transferimin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2022 | 13:10

Asensio “tradhton” Milanin, sulmuesi i Realit zgjedh transferimin te…

Marko Asensio është një nga lojtarët e shumtë të Realit të Madridit që nuk e ka ende të qartë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Kur i kanë mbetur dhe 12 muaj nga fundi i kontratës aktuale me “Los Blancos”, bisedimet për rinovimin kanë ngecur.

marko asensio

Ndonëse palët janë takuar shpesh mes tyre, duket se nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo ngecje e bisedimeve e ka shtyrë lojtarin të shohë për të tjera alternativa. Dhe në fakt interesi për Asension nuk ka munguar. Janë disa skuadra që dëshirojnë ta kenë në përbërje sulmuesin spanjoll, mes të cilave edhe klube shumë të rëndësishëm në futbollin europian, si Milani e Liverpuli.

Klubi anglez mund të jetë pa diskutim një temë interesante për Asension. Nuk është diçka e re dëshira e tij për të luajtur në Premier Ligë. Sipas portalit “TuttoMercato”, Reali i Madridit është gati të pranojë një ofertë në kufijtë e 25-30 milionë eurove, teksa ai pritet të kërkojë një pagë vjetore te 7 milionë eurot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"