Arsenali riniset me Zhezusin, Arteta kërkon kokën e Sportingut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 12:30

Arsenali riniset me Zhezusin, Arteta kërkon kokën e Sportingut

Arsenali rikthehet të ndiejë aromën europiane në Ligën e Europës. Pengesa e kryesuesve të Premier Ligës në 1/8-at e kompeticionit është Sportingu i Lisbonës.

arteta 2

Skuadra e Mikel Artetës, e cila e siguroi biletën në këtë fazë pas 5 fitoreve në 6 ndeshjet e grupit (humbi vetëm kundër PSV-së) do të duhet të kalojë testin me portugezët për një biletë në çerekfinale. Skuadra e Ruben Amorimit renditet në vend të katërt në kampionatin portugez, -15 pikë nga rivalët dhe kryesuesit e Benfikës. Ata rrëshqitën në Ligën e Europës pasi u renditën në vend të tretë në grupin e tyre të Champions-it.

“Topçinjtë”, të cilët nuk luajnë sigurisht në kompeticionin e tyre të preferuar, do të përpiqen që t’i shkojnë deri në fund kompeticionit, ndërsa dje në stërvitje u rikthye pas tre muajve edhe Gabriel Zhezus pas dëmtimit në gju. Arsenali ka arkëtuar 572 mijë paund për çdo fitore në grup dhe 994 mijë për renditjen në vend të parë. Deri tani ata kanë arkëtuar 4.9 milionë paund në total. Nëse do të presin biletën në çerekfinale do t’u shtohen 1.6 milionë paund, shifër që bëhet 2.5 milionë paund nëse presin biletën në gjysmëfinale. Triumfi i parë europian i tyre do shtonte edhe 7.8 milionë paund ekstra. Dhe në total anglezët mund të përfitojnë 20.1 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"