Armend Dallku pranë hapit të rëndësishëm në karrierën si trajner, e kërkon klubi i njohur ukrainas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 21:58

Armend Dallku pranë hapit të rëndësishëm në karrierën si trajner, e kërkon klubi i njohur ukrainas

Armend Dallku në vitet e fundit ka shkruar emrin e tij si një trajner mjaft i suksesshëm në Kosovë, në drejtimin e klubeve të Prishtinës dhe Dukagjinit. Por tashmë për ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, po hapen edhe dyert e futbollit ndërkombëtar në këtë karrierë të re që ka ndërmarrë.

DALLKU

Mediat ukrainase raportojnë se klubi në të cilën ai është kthyer në një legjendë në futbollin e këtij vendi, Vorskla Poltava, po mendon që të kthejë Dallkun, por tashmë si një trajner, Kandidatura e Dallkut është një prej kryesoreve që po shqyrtohen, në klubin në të cilin ishte futbollist në vitin e kaluar Taulant Seferi.

Dallku ka qenë pjesë e Vorskla Poltavës si futbollit nga vitit 2005, deri në vitin 2016. Tashmë pritet të mësohet nëse ai do të nisë një tjetër etapë të tijën në këtë klub, me një detyrë tjetër, për të provuar veten edhe në skenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"