“Arbitri më i keq që kam takuar në të gjithë karrierën time”, Murinjo nën hetim pas akuzave të forta ndaj Daniele Kifit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 10:44

“Arbitri më i keq që kam takuar në të gjithë karrierën time”, Murinjo nën hetim pas akuzave të forta ndaj Daniele Kifit

Zhoze Murinjo u shfaqur i tërbuar pas brazimit 1-1 që Roma regjistroi mbrëmjen e djeshme ndaj Monzës.26da19504658a4a01677575cbdc97125-13321-241o519o1353o1631z0ea0

Në 90+5, Çelik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa në minutën e 35-të nuk i shpëtoi ndëshkimit edhe Murinjo. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri portugez e cilësoi gjyqtarin Kifi, si më të keqin në të gjithë karrierën.

Sot luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar në gjithë karrierën time. Kur thonë se arbitri ndikon në rezultat, nuk është kështu, por është e vështirë të luash me dikë si ai sepse teknikisht është i tmerrshëm dhe nga pikëpamja njerëzore nuk është empatik dhe në fund përjashtoi një lojtar që rrëshqiti sepse ishte i lodhur i vdekur në minutën e 96-të”, deklaroi Murinjo. 

Pas deklaratave të forta të teknikut portugez, prokuroria federale ka vendosur të hapë një hetim ndaj tij. Do të shqyrtohen të gjitha dëshmitë për incidentin dhe më pas do të bëhet akuza formale për Murinjon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"