Apolonia triumfon në miqësore, bindin lojtarët e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 12:41

Apolonia triumfon në miqësore, bindin lojtarët e rinj

Apolonia mbylli javën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri, duke zhvilluar ndeshjen e parë miqësore. Përballë fierakëve ishin miqtë nga Rrogozhina.

Apolonia miqesore

Të dyja ekipet e kishin vlerësuar këtë miqësore të parë dhe pavarësisht temperaturave të larta, dhuruan një ndeshje të kënaqshme. Fierakët fitojnë 2-1, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë loje, së pari nga Hysenshahaj dhe më pas nga Dimo.

Apolonia vs Egnatia 2-1

NDESHJA – Loja e mirë e fierakëve do të shpërblehet në minutën e 35-të, kur pas një sulmi të shpejtë futen në zonën mike dhe aty një nga mbrojtësit prek dukshëm topin me dorë dhe gjyqtari Cjapi akordon penallti. Ekzekuton Hysenshahaj, që e përcjell në rrjetë. Pas golit të avantazhit, Apolonia insiston me anë të sulmeve të shënojë dhe gola të tjerë, por pa ia arritur qëllimit në 45 minutat e para për shkak të mbrojtjes së kujdesshme të miqve.

Apolonia Egnatia

Fraksioni i dytë nis me gol tjetër për Apoloninë. Kësaj here është kapiteni Dimo ai që shënon golin e dytë pa kaluar ende 30 sekondat e para. Megjithatë, ritmi i lojës bie disi ngaqë të dy trajnerët bëjnë zëvendësime të shumta. Në minutën e 86-të, miqtë ndërmarrin një kundërsulm të shpejtë e duke përfituar edhe nga një hutim i mbrojtjes vendase, arrijnë të shënojnë me anë të Doçit.

Apolonia

Pas ndeshjes, trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, tha: “Ishte testi i parë për ekipin tim që ka vetëm dy javë që po stërvitet. Prioritet u dhashë lojtarëve të rinj që kam afruar nga akademia e futbollit vendës dhe që shumë shpejt shumë prej tyre do të bëhen pjesë e skuadrës”.

Apolonia-Egnatia 2-1

MIKEL MBRIÇAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"