EKSKLUZIVE/ Apolonia tenton lojtarë cilësorë, një brazilian i bashkohet skuadrës së Kamaratës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 9:04

EKSKLUZIVE/ Apolonia tenton lojtarë cilësorë, një brazilian i bashkohet skuadrës së Kamaratës (VIDEO)

Lëvizje tek Apolonia. Pavarësisht se nuk ka asnjë akord, fierakët mbeten aktivë në merkato, madje duke tentuar edhe lojtarë cilësorë. Kështu, në optikën e tyre ndodhen plot 5 futbollistë, të cilët janë në fazë studimi, testimi, madje edhe oferte konkrete dhe pritje përgjigjeje për ndonjë.

apolonia vllaznia

Prej dy ditësh, në Fier ka mbërritur braziliani Renato Oliveira Conceinçao, si sugjerim i parë ndaj Kamaratës, që kërkon me ngulm një shkatërrues.

BRAZILIANI

Conceinçao është 25 vjeç, 1.80 m i gjatë dhe ka një karrierë mes Brazilit e Portugalisë, aktivizuar në elitë dhe në Divizionin e Parë, me skuadra të tilla, si: Artsul, Talentos, Dom Bosco dhe Guapore në Brazil gjatë periudhës 2014- 2019, si dhe Uniao Serpense, Gafanha dhe Moura në dy sezonet e fundit, ku është aktivizuar 21 ndeshje.

25-vjeçari brazilian ndodhet në fazë testimi, teksa pritet që këto dy ditë të mbërrijë në Fier edhe një tjetër bashkëkombës i tij, që luan si “alf” i majtë, gjithashtu për t’u testuar, pa harruar të përmendim që fierakët po tentojnë një lojtar të këtij pozicioni edhe nga kampionati shqiptar.

 

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"