Apolonia fuqishëm në merkato, fierakët interesohen për futbollistin e Kukësit dhe atë të Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 18:36

Apolonia fuqishëm në merkato, fierakët interesohen për futbollistin e Kukësit dhe atë të Teutës

Përveç hallit të përforcimeve, fierakët duhet që të vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm organikën që kanë. Është fjala për lojtarë, si: Harizaj, Sota, Mihana, Gjata, Mehmeti, Haxhiu etj.,  për të cilët janë shfaqur sërish interesime nga skuadra të tjera, ashtu si dhe në fillim të sezonit.

apolonia

Gjithsesi, me renditjen në të cilën ndodhen fierakët, klubi nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë prej lojtarëve të rëndësishëm të saj dhe, nga burimet brenda klubit, veç 3 të larguarve të deritanishëm, maksimumi mund të largohen edhe dy futbollistë të tjerë, por pa deklaruar emra.

Sa u përket përforcimeve, këtu fierakët ecin gjithmonë me hapa të ngadaltë. Pjesa më e mirë e lojtarëve që është interesuar Apolonia, kanë zgjedhur Kosovën, ndërkohë që interesimet janë zgjeruar me emra të tjerë.

Blerim Kotobelli

Kështu, duke pasur parasysh që skuadra vuan mungesën e një mbrojtësi të majtë, fierakët po ndjekin me vëmendje zhvillimet me Blerim Kotobellin, teksa kanë shfaqur interes edhe për brazilianin e Teutës, Gonçalves Xhunior, i cili sezonin e kaluar shënoi 12 gola për Besën, por këtë sezon vetëm 135 minuta në 7 ndeshje është aktivizuar te “djemtë e detit”, pa e shijuar ende golin e parë.

Gonçalves

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"