Ançeloti: Niveli taktik në Spanjë, më i lartë sesa në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 10:37

Ançeloti: Niveli taktik në Spanjë, më i lartë sesa në Premier Ligë

 Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka folur për mediat pas fitores 4-0 kundër Selta Vigos, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit që drejton.

anceloti

“Kjo ndeshje ishte më pak e ndërlikuar sa ajo e mesjavës në Ligën e Kampioneve. E kemi nisur mirë, kemi përfituar nga një goditje standarde për të shënuar dhe më pas gjithçka ishte nën kontrollin tonë. Jemi të kënaqur sepse kemi reaguar mirë pas një ndeshje të dobët në mesjavë dhe i kemi bërë detyrat e shtëpisë”, tha Ançeloti.

Trajneri Realit ka bërë dhe një krahasim mes Ligës spanjolle dhe Premier ligës. “Të dy janë kampionate të nivelit shumë të lartë. Është e vërtetë se në Premier Ligë luhet me një intensitet të lartë, por në nivel taktik liga spanjolle është shumë më mirë se ajo angleze”. Dy fjalë dhe për Modriç. “Ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe e ka merituar ovacionin e publikut”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"