ANALIZA/ Setien stoik i skemës, por shkartis emrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:45

ANALIZA/ Setien stoik i skemës, por shkartis emrat

Kike Setien i qëndroi besnik filozofisë së tij të mbrojtjes me 3 vetë në fitoren e Kupës së Mbretit ndaj Ibizës (1/16-at) të mërkurën, por ai ndryshoi disa nga emrat brenda sistemit të tij në krahasim nga fitorja e së dielës kundër Granadës në kampionat.Quique-Setien

Firpo luajti në vend të Samuel Umtitit në të majtë të mbrojtjes, një gjë që nuk e ngrohu shumë ish-lojtarin e Real Betisit, i cili ka tendencën të luajë më i avancuar në fushë. Ansu Fati ishte sërish titullar, por këtë herë në krah të majtë dhe jo në të djathtë.

Në pjesën e dytë, 17-vjeçari u zhvendos në një pozicion më të avancuar në sulm. Në skemën 3-5- 2, Karles Perez luajti në sulm me Antuan Grizmanin dhe hasi vështirësi në një pozicion që ai nuk është mësuar të luajë.

Riki Puxh nuk u ngrit në lartësinë e sfidës për të kontrolluar mesfushën me Frenki De Jongun dhe Ivan Rakitiçin dhe ai ishte përgjegjës në pësimin e golit të vetëm të Ibizës. Xhordi Alba luajti në krah të majtë, duke i lejuar Ansu Fatit që të zhvendoset brenda dhe të krijojë një treshe sulmi përkrah Grizmanit dhe Arturo Vidalit.ibiza-barcelona-220120f

Edhe Nelson Semedo startoi në një pozicion të ri për të: në krah të djathtë të mesfushës, ndërsa Serxhi Roberto mbrojti korsinë e djathtë të mbrojtjes. Kundër Valencias, Setien pritet të luajë me të njëjtin formacion që mposhti Granadën, me të vetmin ndryshim aktivizimin e De Jongut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"